METE: Do vijojnë shkarkimet, nuk ka rrezik përmbytje

Leonard Beqiraj, zëvendësministër i Ekonomisë ka deklaruar se situata në kaskadën e Drinit, nuk është alarmante, por duhet mbajtur nën vëzhgim. Ai theksoi se do të vijohet me shkarkimet, por nuk ka rrezik për përmbytje. "Në këto shkarkime që kemi, nuk ka rrezik përmbytje për zonën e Shkodrës e Nënshkodrës", saktësoi ai. Beqiraj theksoi se situata është në mbikqyrje, por shkarkimet do vazhojnë derisa Fierza të arrijë në nivelin 295 m.