Tiranë-Elbasan, interes për koncesion
19/04/2010 Biznesi
Rruga e re që do të lidhë Tiranën me Elbasanin mund të jetë rasti i parë i një koncesioni në rrugët shqiptare. Projektuesi i rrugëve Faruk Kaba deklaroi dje për një televizion se aksi që nis nga Durrësi për të përfunduar në Elbasan, veç një koncesioni të pastër nuk përjashtohet mundësia të ndërtohet edhe si një partneritet i shtetit me privatët. “Rruga e re presupozon një autostradë për të dy sektorët dhe nga Durrësi në Tiranë dhe nga Tirana në Elbasan ku përfshihet edhe një tunel sipas studimit të fizibilitetit. Projektzbatimi përfundimtar do t’i zbatojë më mirë këto gjëra dhe koston totale të këtij objekti. Paraprakisht mund të them ajo është e leverdishme edhe në formën e një koncesioni, puro koncesioni, biotik, por edhe ndoshta në formën e një projekti partneriteti të publikut dhe të privatit”, theksoi Kaba. Pavarësisht nga forma që do të zgjidhet për ndërtimin e rrugës i qartë është fakti se me garantimin e financimeve ecuria praktike e ndërtimit të aksit mund të jetë e shpejtë. “Në qoftë se qeveria shqiptare i ka gjetur burimet dhe financimet mund ta realizojë shumë shpejt ndërtimin e kësaj rruge. Për mendimin tim është shumë urgjente”, vazhdoi ai. Kompani të fuqishme evropiane të rrugëve janë të interesuara për këtë koncesion. Nuk përjashtohet fakti se njëra prej tyre të shpallet shumë shpejt si ndërtuese e këtij aksi. Aktualisht, qeveria ka vendosur të zgjedhë variantin më të shkurtër, por më të kushtueshëm të rrugës së re me tunel. Rruga do të kalojë në dalje të Tiranës, përmes Lundrës, Mulletit, më pas do të futet në tunelin e Qafë Kërrabës, për të dalë sërish në hyrje të Elbasanit, aty ku kalon rruga ekzistuese. Qeveria pati tre variante dhe zgjodhi pikërisht projektin me dy tunele, që është më i shkurtri, por edhe më i kushtueshmi. Kosto e përafërt e kësaj rruge shkon diku te 200 milionë euro, por me një limit deri në 270 milionë euro. Sipas projektit, parashikohet që tunelet të kenë një gjatësi prej 2.1 kilometrash, ose në total të dy tubat të jenë 4.3 kilometra të gjatë. E gjithë rruga do të jetë 31.17 kilometra dhe do të ketë katër korsi me gjerësi 3.75 metra secila. Parashikohet që shpejtësia të jetë 100-120 kilometra në orë.