Kuvend, sot seanca, sërish në rend të ditës pr/ligjet me 3/5
TIRANE- Kuvendi merr sot sërish në shqyrtim projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash. Edhe pse në seancat e fundit këto projektligje janë vendosur gjithnjë në rendin e ditës, përpjekja për votimin e tyre ka dështuar, pasi opozita nuk ka dhënë votën e saj, të cilën e kushtëzon me shqyrtimin e paktit prej 10 pikash të paraqitur nga lideri i opozitës, Edi Rama.
Projektligjet e vendosura në rend të ditës janë pr/ligji për Gjykatën Administrative, projekligjet për Kodin Penal dhe atë civil si dhe projektligjet për Kodin Rrugor dhe atë detar. Pritet që dhe gjate seancës së sotme të ketë debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Në seancën e sotme ishte parashikuar dhe një interpelancë me ministrin e Brenshëm, Bujar Nishani, kërkuar nga deputeti i opozites Gazmir Bizhga, por me kërkesë të vetë deputetit, kjo interpelancë është shtyrë.
(s.g/BalkanWeb)