E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN hap “dritën jeshile” për këstin e 6, të ndihmës për Greqinë

ATHINE- Marrëveshja e arritur natën e kaluar hap rrugën edhe për disbursimin e 8 miliardë eurove të këstit të gjashtë të ndihmës për Greqinë, e cila priste miratimin e FMN.

Shefja e Fondit Monetar Christine Lagarde, pas takimit në Bruksel, përshëndeti "përparimin e rëndësishëm" të arritur nga liderët e eurozonës për një program që do të adresuar krizën në rajon" dhe deklaroi se do autorizojë kalimin e parave në bankat e Athinës.

"Tani kam ndërmend t’i rekomandoj Bordit të FMN-së për të paguar këstin e ardhshëm të kredisë në Greqi”, tha znj Lagarde.
(ANILA JOLE/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›