E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Europian, fondi për shpëtimin e shteteve në krizë prej një miliard euro

Rritja në 1000 miliard euro e fondit për shpëtimin e shteteve, është ky përfundimi i mbledhjes së liderëve të Eurogrupit.
Aktualisht fondi është 440 miliard euro, fuqizimi i tij për ti bërë ballë rrezikut të përhapjes së krizës në Itali dhe Spanjë, do të realizohet ne dy mënyra:
Një sistem garancish për të shtyrë investuesit që të blejnë borxhin e shteteve në rrezik, dhe një fond special me kontributet e vendeve emergjent.

Vendimi tjetër i rëndësishëm, që u arrit në përfundim të kësaj mbledhje që zgjati më shumë se nëntë orë, është zhvlerësimi i borxhit grek me 50%, akordi u arrit midis anëtarëve të Bashkimit Europian dhe bankave kredituese.

Përsa i përket Italisë liderët e BE i kanë mirëpritur reformat që qeveria Berlusconi ka paraqitur gjatë kësaj mbledhje,dhe kanë deklaruar se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›