Amy Winehouse vdiq nga alkooli
Asnjë drogë
Asnjë drogë në organizmin e saj. Ka qenë fatale për të rikthimi tek alkooli pas muajsh.
Raporti përfundimtar i policisë i përfunduar para disa ditësh, ishte dërguar në një adresë të gabuar.
Gjithsesi brenda këtij raporti nuk fshihej asgjë veçanërisht komprometuese.
Vdekja e Amy Winehouse ka qenë një “vdekje aksidentale” lidhur me abuzimin me alkoolin. Ky është përfundimi i hetimeve mbi çështjen e vdekjes së këngëtares së “Rehab”, që vdiq në Korrik vetëm 27 vjeç.
Tepër alkool
Autopsia e bërë mbi trupin e yllit britanik ka treguar një nivel alkooli 4-5 herë më të lartë se limiti. Hetimi, që është mbyllur sot në Londër, ka konfirmuar hipotezën që këngëtarja ka vdekur si shkak i një shock-u pas një “stop and go” një konsumi të tepërt alkooli pas një periudhe që nuk pinte.
Shishet bosh
Në apartamentin e zonës veriore të Londrës, ku u gjet e vdekur Amy Winehouse 23 korrikun e shkuar, janë gjetur tre shishe vodka të boshatisura, dy të mëdhaja dhe një e vogël.
Pas vitesh abuzimi me drogën dhe alkoolin, babai i Amy-t, Mitch, kishte deklaruar që e bija e kishte rimarr veten në mënyrë “fantastike” nga droga e që nuk pinte prej tre javësh.
Por sipas hetimit në gjakun e këngëtares soul-jazz janë gjetur 416 miligramë alkool, ndërsa limiti legal është 80 miligramë. Testet toksikologjikë kanë konfirmuar se nuk kishte “substanca ilegale” në momentin e vdekjes. Sipas hetuesve Amy nuk kishte pirë asnjë pikë alkool në atë muaj deri në 23 korrikun e mallkuar. Kushedi, nëse dikush atë mbrëmje do ta kishte dalluar që ishte komplet e dehur, do të kishte mundur ta shpëtonte. Bodyguard-i që e ndiqte e që e gjeti në shtratin e saj, Andrew Morris, kishte bërë një kontroll rreth orës dhjetë, por mendonte se po flinte.
(adisin/BalkanWeb)