Marrëveshja e keqe
Presidenti i ri i Ukrainës ka pasur një fillim të keq në fushën e politikës së jashtme. Javën e kaluar, Viktor Janukovic nënshkroi një marrëveshje me Moskën, ku lejon edhe për 32 vjet të tjera qëndrimin e bazës ruse në Ukrainë.
Duke vepruar kështu, presidenti i ri hoqi dorë nga një pjesë e sovranitetit të Ukrainës.
Janukovic ndoshta mendon se ka bërë një marrëveshje të mirë. Dhe në shkëmbim, Rusia premtoi që do të ulë për 30 për qind çmimin e gazit natyral për Ukrainën.
Kjo është e rëndësishme, pasi ekonomia në Ukrainë është në vështirësi të madhe dhe politika e Kievit për subvencionimin e shitjes së brendshme të gazit do të ndihmojë.
Ngjan me një llogaritje të thjeshtë: Pse Rusisë të mos i jepet diçka që ajo tashmë e ka, në shkëmbim për diçka që Ukraina me të vërtetë ka nevojë - gazin e lirë?
Për këtë ka të paktën dy arsye. Prania e flotës, me shumë ushtarë dhe operativë të inteligjencës, e lejon Moskën që t’i bëjë trysni Kievit.
Sa herë që Ukraina e tejkalon Rusinë, ashtu sikurse ish-presidenti Viktor Jushcenko kur aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO, Moska përgjigjet duke sugjeruar në dezintegrimin e Ukrainës.
Krime, shtëpia e flotës në Detin e Zi dhe një zonë e banuar me popullatë shumicë ruse, është vendi me gjasa më të mëdha për ndarje.
Ukraina nuk do të jetë me të vërtetë e pavarur, derisa të mos jetë në gjendje të vendosë vetë në fushën e politikës së jashtme dhe prania e flotës ruse atje i garanton se nuk do ta ketë këtë liri as për dekadat në vijim. Ky është çmimi i vërtetë i dhënies me qira të bazës.
Janukovic gjithashtu gabon, kur bëhet fjalë për përfitimet potenciale të marrëveshjes. Ka një mënyrë më të mirë për të kontrolluar faturën e gazit: Ai më mirë duhet të kërkojë për ta reduktuar kërkesën në vend sesa të ulë çmimin e furnizimit.
Ukraina është vendi i tretë për shpenzimin e gazit në planet. Por, përse Janukovic zgjeroi marrëveshjen?
Disa thonë që nënshkrimi i marrëveshjeve të këqija me Moskën është ajo që udhëheqësit pro-rusë bëjnë. Politika e tij e jashtme fare mirë mund të përshkruhet si balancë mes Perëndimit dhe Rusisë.
Por, ajo që duket është se presidenti i ri, thjesht, nuk po e luan mirë këtë balancë.
Nisur nga rrethanat, presidenti duhet ta forconte Ukrainën, duke reduktuar varësinë e saj nga gazi i lirë, duke ndërtuar një qeveri më efektive, duke hartuar reforma dhe duke kërkuar ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për borxhin.
Zgjerimi i qirasë për bazën bën të kundërtën - thellon dobësinë e Ukrainës dhe zgjat varësinë e saj mbi energjinë nga Rusia.
Kjo Janukovicit i jep pak opsione për t’u marrë vesh me Rusinë dhe Perëndimin. Është një marrëveshje e keqe për Ukrainën dhe një nisje e keqe e presidencës së tij. (Financial Times)