E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon siguri më të madhe në platforma

Platformat e reja të naftës në afërsi të bregdetit mund të lejohen në SHBA vetëm pasi për to të jenë ofruar dëshmi shtesë për plotësimin e kritereve të sigurisë. Kështu do të pengohet përsëritja e katastrofës në Gjirin e Meksikës, sqaroi presidenti amerikan, Barack Obama, në Washington.

Ndërkohë, SHBA po vazhdon përpjekjet për pengimin e përhapjes së shtresës së naftës në bregdetin jugor. Shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur në bregdetin e shtetit amerikan Luiziana. Ai është i njohur për rritjen e peshqve dhe si çerdhe për kthimin e zogjve. Ekspertët përllogarisin dëme, të cilat do të arrijnë në disa miliarda dollarë. Pas shtetit Luiziana, gjendja e jashtëzakonshme është shpallur edhe në disa pjesë të Floridës. Kompania e naftës BP, operatori i platformës së naftës që pësoi avari, shprehu gatishmërinë që të marrë përsipër shpenzimet për pastrimin e ambientit. Sipas të dhënave të autoriteteve amerikane, në ujdhesë derdhen çdo ditë rreth 800.000 litra naftë.

Në ndërkohë është theksuar se shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës, sipas vlerësimeve të ekspertëve, mund të bllokojë vijat më të rëndësishme të anijeve në rajon.

Banka për investime, Goldman Sachs paralajmëroi klientët e saj se katastrofa ambientale mund të pengojë gjatë javës së ardhshme transportin e naftës. (AP)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›