E Diel, 1 Nëntor 2026

Zera nga shtypi Serbia duhet te prese deri ne mars

Keshilli i Evropes ka konstatuar se ne Serbi eshte shenuar perparim i konsiderueshem drejt permbushjes se kritereve te Kopenhages ne procesin e stabilizim-asociimit dhe ne bashkepunimin me Tribunalin e Hages. Keshtu thuhet ne konkludimet e Keshillit te Evropes lidhur me mundesine qe Serbia te marre statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Autoritetet evropiane kane pershendetur edhe dialogun me Kosoven si dhe perparimet e arritura ne kete dialog - ne radhe te pare marreveshjen per kontrollimin e perbashket te kufijve.

Jo para marsit te vitit te ardhshem

Mirepo ne raport thuhet se Serbise nuk do ti jepet statusi i kandidatit per anetaresim ne BE para marsit te vitit 2012. Kreret e vendeve anetare te BE-se e kane ngarkuar Keshillin e Evropes te kontrolloje angazhimin e Serbise per implementimin e marreveshjeve te arritura ne dialog me Prishtinen perfshire ketu edhe kontrollin e perbashket te pikekalimeve kufitare.

Nga Serbia pritet qe para se te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE te arrije marreveshje me Prishtinen edhe per paraqitjen e Kosoves ne takimet rajonale qe te deshmoje percaktimin per bashkepunimin rajonal dhe te bashkepunoje ne menyre aktive me EULEX-in dhe KFOR-in.

Bildunterschrift Boris Tadic

Raportet me Kosoven me te rendesishmet

Gjate diteve te kaluara eshte pare qarte se ne mesin e 27 vendeve anetare te BE-se nuk ekziston ndonje mendim i perbashket lidhur me Serbine. Franca Spanja dhe disa vende te tjera ishin te mendimit se Beogradit i duhet dhene statusi i kandidatit per anetaresim ne BE. Nderkohe qe Gjermania dhe Austria ne radhe te pare kishin rezerva per shkak te moszbatimit te marreveshjeve te arritura me Kosoven dhe incidenteve te fundit ne veri te Kosoves ku u plagosen rende edhe disa ushtare gjermane dhe austriake.

Nga autoritetet e Serbise pritet nje angazhim me i fuqishem per qetesimin dhe normalizimin e gjendjes ne veri te Kosoves. Kancelarja Angela Merkel si edhe disa ministra te qeverise gjermane kane deklaruar se Serbia ende nuk i ka permbushur kushtet per te fituar kete status. Nga Serbia kerkohet qe te angazhohet fuqishem per zbatimin e te drejtes nderkombetare thone autoritetet gjermane.

Perparimi teper vone

Komisioneri per zgjerimin e BE-se Stefan Fle deklaroi pas arritjes se marreveshjes per kontrollin e perbashket te kufirit dhe fillimit te heqjes se barrikadave se sikur keto gjera te kishin ndodhur kohe me pare te gjithe do te ishin ne nje situate me te rehatshme.

Autor Marina Maksimovic/Bahri Cani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›