Arrestohet ish-komandanti i postës kufitare, i dënuar me burg përjetë
TIRANE - Interpol Tirana bëri të ditur se autoritetet italiane kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Besnik Resul Zykaj, i njohur ndryshe si Bino Binaj, i dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.
Mësohet se 49 vjeçari është dënuar në vitin 1996 nga Gjykata e Shkodrës me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “Krimeve kundër njerëzimit”.
Shtetasi Bino Binaj është shpallur fajtor, pasi më datë 19.05.1990, kohë në të cilën ai ishte me detyrë komandant i postës kufitare në Velipojë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Vate Beqi si dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij, shtetasin Gjekë Beqi, gjatë një tentative të tyre për t’u arratisur me not nga plazhi i Velipojës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datën 16.02.2012, në Firence, Itali, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
(er.nu/BalkanWeb)