Marrëveshja me Greqinë, Braçe: Vendi, pa kufij
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur punimet me disa propozime të deputetit të PS-së, Erjon Braçe, i cili kërkoi që të hynin në kalendarin dhe programin e Parlamentit disa nisma të Partisë Socialiste, që kanë disa muaj që janë depozituar.
Asnjë nga nismat që ka paraqitur PS gjatë këtyre javëve, pavarësisht se përfshihen në program nuk janë në rendin e ditës së javëve në parlament. Bëhet fjalë për dy nisma, ndryshimin e ligjit për kufijtë për Shqipërinë, ky vend është pa kufij, që pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes së Shqipërisë dhe Greqisë.- tha Braçe.
Sipas tij nisma ka më shumë se një muaj që është depozituar, dhe nuk hy në rendin e ditës. Braçe i kërkoi kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli që të kërkonte marrjen në shqyrtim të çështjes nga komisioni i Rendit dhe ai i Ligjeve, në mënyrë që të kanalizohet kjo nismë.
Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), tha Braçe, është një tjetër nisëm që nuk bëhet pjesë e komisioneve. Sipas Braçes, ajnë edhe dy ligje të tjera që nuk diskutohen në Parlament, ligji për transmetimet me zë dhe figurë si dhe ligji për ish të përndjekurve politikë.