E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet miratojnë ligjin për Gj.Administrative

Komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi projektligjin për Gjykatën Administrative. Projektligji u miratua me konsensus duke marre parasysh te gjitha amendimet e PS-se. Projektligji pritet te kaloje ne votim ne seancen plenare te javes qe vjen.

Ndërkaq një ditë më parë, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë bërë  një hap të madh përpara në miratimin e ligjit për ngritjen e gjykatave administrative.

Pas një debati rreth 120 minuta, të dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i takon funksionimit të këtyre gjykatave dhe kritereve për emërimin e gjyqtarëve. Lidhur me nenin 4 vazhdoj ti qëndroj idesë se gjykatat administrative duhet të krijohen si gjykata më vete.

Tërhiqem nga varianti i parë i propozuar lidhur me apelet. Është e vërtetë që propozimi fillestar ka qenë për tri apele, dhe këtu mund ta mbyllim me një Gjykatë Apeli në Tiranë. Gjykatat e Shkallës së Parë të jenë në 6 gjykata, u shpreh në Komision relatori i këtij ligji, Armando Subashi. Në pikën 2 të nenit 4 thuhet se veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë si rregull zhvillohet në selinë e saj. Gjykata mund ta zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson eksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale.

Të dyja palët kanë rënë dakord gjithashtu që në shkallë vendi të jenë 6 gjykata rrethi administrative, duke marrë si formë organizimi atë të gjykatave të apelit. Ndërkohë, në pikën 3 të nenit 4 thuhet se gjykatat administrative të apelit organizohen së paku në Tiranë. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i pranishëm në mbledhjen e djeshme të Komisionit, u shpreh se gjykatat administrative do të jenë gati nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

LIGJI I MIRATUAR

1-Veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë si
rregull zhvillohet në selinë e saj. Gjykata mund ta zhvillojë
një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo
vlerësohet e nevojshme, lehtëson eksesin për cilëndo palë,
kursen kohë ose shpenzime procedurale.
2- Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen së
paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të
gjykatave të apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në
fuqi të këtij ligji.
3- Gjykatat administrative të apelit organizohen së paku në
Tiranë.
4- Kriteret e emërimit dhe të karrierës së gjyqtarëve, statusi i
tyre, përgjegjësia për shkeljet disiplinore, procedimi disiplinor,
administrimi i shërbimeve në gjykatë, si dhe organizimi
gjyqësor rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr. 9877, datë
18.02.2008 për organizimin e pushtetit gjyqësor në
Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të rastit kur në këtë
ligj parashikohet ndryshe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›