E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano rikthehet në selinë e PS, takohet me Ramën

TIRANE- Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano pritet të takohet sot rreth orës 11:00 me kreun aktual të socialistëve, Edi Rama.

Takimi mësohet se do të mbahet në selinë e Partisë Socialiste. Takimi mes Ramës dhe Nanos ishte paralajmëruar nga ky i fundit një javë më parë.

Fatos Nano ka ndërmarrë një seri takimesh me krerët e partive parlamentare, për të kërkuar mbështetje për platformën e tij për tu zgjedhur në krye të shtetit, si President i Republikës së Shqipërisë.

Nano ka mbajtur takime me kreun e LSI-se, Ilir Meta me kryeministrin Berisha, si dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›