E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja me Serbinë, opozita në Kosovë: Beogradi po tregon papërgjeshmëri

Ndërsa Kuvendi i Kosovës ratifikoi me ngut  marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një gatishmëri e tillë s’po shihet edhe nga pala serbe. Partitë politike në vend duke e konsideruar këtë si një papërgjegjësi të palës serbe, kanë kërkuar nga Brukseli që të bëjnë presion ndaj shtetit serb për ta ratifikuar këtë dokument.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Behar Selimi ka thënë se një hap të tillë, Serbia mund të bëjë vetëm atëherë kur ka një presion serioz nga Brukseli.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e sheh të nevojshme që edhe Serbia të ratifikoj këtë dokument në Kuvendin e saj.

Ndërkohë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se përgjatë këtij procesi Serbisë i është garantuar që mos të ketë problem të brendshëm të legjislacionit të saj.

Dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, partia e të cilit ka përkrahur marrëveshjen, thotë se Serbia nuk po e bënë një gjë të tillë, pasi që nuk e konsideron Kosovën shtet.

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me 2/3 e votave të deputetëve, ndërsa gjatë kësaj jave ka miratuar edhe Ligjin për Amnestinë,  kjo si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel më 19 prill.

Ndërkohë, tek pala tjetër, ajo serbe, nuk ka një vullnet të tillë. Atje s’ka ratifikimim pasi ajo marrëveshjen nuk e konsideron si ndërkombëtare, respektivisht midis dy shteteve siç e interpreton Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›