E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja per transferimin e te denuarve nga Anglia

Hyri në fuqi marrveshja dy palëshe mes Ministrisë së Drejtësisë dhe autoriteteve të Mbreteris së Bashkuar, për transferimin e të dënuarve shqiptar nga Anglia ne Shqipëri. 
Ministria e Drejtesise ne kuadër të integrimit europian, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në  marrëveshjet dypalëshe, si dhe detyrimit për t’iu përgjigjur kërkesave të shtetasve shqiptarë që aktualisht vuajnë dënimin në shtetet e huaja, filloi shqyrtimin e kërkesave të para të transferimit të të dënuarve shqiptar. 
Ministria e Drejtësisë, gjithashtu, po vijon procesin e transferimit të personave të dënuar me Italinë. 
Ndërsa, me palën greke, ka filluar procesi i bisedimeve për përcaktimin e modaliteteve me qëllim lehtësimin e procesit të transferimeve të shtetasve shqiptarë nga Greqia në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›