E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA akuza Sirise per perdorimin e armeve kimike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të gatshme që të ndihmojnë me armatim rebelët sirianë. Shtëpia e Bardhë duke konfirmuar këtë vendim ka sqaruar se tashmë ka prova të pakundërshtueshme se regjimi i presidentit Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike ndaj civilëve dhe rebelëve. Sipas të dhënave janë 150 viktimat e shkaktuara nga përdorimi i këtyre armëve. Ndërsa numri total i viktimave është më shumë se 90 mijë. Sipas shtëpisë së Baardhë përdorimi i armëve kimike dhunon normat ndërkombëtare dhe tejkalon linjën e kuqe që ekziston në komunitetin ndërkombëtar prej dekadash. Një muaj më parë Karla Del Ponte, anëtare e komisionit hetimor të OKB-së akuzonte rebelët se përdornin gaz helmues por sipas Shtëpisë së Bardhë nuk ka asnjë provë për këtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›