Projekte te reja per ndertime te kolonive izraelite ne Lindjen e Mesme
Izraeli projekton të ndërtojë banesa të reja në Lindjen e Mesme. Bëhet fjalë për 538 banesa në Itamar, të cilat do i shtohen 17 të tjerave që janë ndërtuar më parë. Projekti është autorizuar disa ditë më parë nga ministria e mbrojtjes dhe tashmë është në fazën e vlerësimit publik. Për autoritetet palestineze ky është vetëm provokimi i radhës. Por ajo që mund të komlikojë dhe më shumë gjërat është projekti për ndërtimin e 550 banesave të reja në Brukin. Një koloni e konsideruar e paligjshme. Uashingtoni ka kritikuar këtë vendim duke e cilësuar si një pengesë për procesin e paqes.