Marrëveshja përmirëson raportet Serbi-Kosovë

Arritja e marrëveshjes për vulat doganore të Kosovës dhe për kadastrat paraqet hap të rëndësishëm në përparimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë Jelko Kacin.
Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, ka thënë se “në të ardhmen, raportet evropiane dhe miqësore të Serbisë dhe Kosovës duhet ndërtuar në themele të shëndosha ekonomike të bashkëpunimit dhe tregtisë”.
“Kjo është në interes të Serbisë dhe të Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit perëndimor”, ka thënë Kacin, njoftojnë mediet serbe.
Sipas tij, situata në veriun e Kosovës nuk guxon dhe nuk duhet të zvogëloj rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, se me arritjen e marrëveshjeve hapen dyert për hapa të mëdhenj në bashkëpunimin rajonal, që është qëllimi kyç për integrimet evropiane. (RTK)