Bankat i pret gjoba
Nëse vërtetohen dyshimet e Komisionit të Konkurrencës, atëherë bankat komerciale në Kosovë do të gjobiten njëjtë si kompanitë e sigurimeve dhe ato të arkave fiskale.
Hetimet kanë treguar se bankat në Kosovë kanë një marrëveshje të fshehtë, të pashkruar mes vete.
Kjo, sipas udhëheqësve të Autoritetit të Konkurrencës, nëse vërtetohet, është shkelje e Ligjit të Konkurrencës. Megjithatë, për këtë duhet pritur përfundimi i hetimeve, ku do të dilet me vendimin për të gjobitur ose jo bankat.
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës, Osman Ejupi tregon për Express se nga hetimet e tyre, kanë rezultuar me disa indikacione që tregojnë se këto banka kanë një marrëveshje për kamata, por e cila nuk është e shkruar. Ai thotë se tash kanë përfunduar hetimet, të cilat kishin shkuar nëpërmes dy fazave.
Në njërën fazë, thotë se kanë pasur hetime në performancën e përgjithshme të sistemit bankar në Kosovë, në veçanti të bankave komerciale, dhe e dyta thotë se ka qenë një studim analitik rreth produkteve kredi të të gjitha bankave.
“Krejt kjo ka ardhur pasi kemi indikacione dhe e dimë se kredia në bankat e vendit tonë është më e larta në regjion, dhe njëkohësisht kamata në depozita është më e ulëta në regjion. Kështu që këto dy elemente na kanë bërë që të studiojmë produktin e kredisë”, tha Ejupi për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...