E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja politike që na lë jashtë

 

Për ne shqiptaret që aq shume e duam Shqipërinë ngelen pak shanse, jo për pesimizëm real, por për mundësitë dhe shanset ku zotërinjtë mundet të flijojnë dhe veten e vet, kushedi edhe fëmijët e tyre, ku mund të pranojnë dhe dekompozimin e tyre për hir të mirëqenies së shkruar. Si mund të hapin mundësinë e parakalimit të atyre që mision të tyre mundet të kenë përmirësimin e gjendjes fatale që ka kllapitur Shqipërinë dhe shqiptaret? Kush u civilizua nga këta të ethshmit të dije të largohet për disa arsye e motive dinjitoze? Për këdo dhe kurdoherë, ka një fund, në një kohe që pushtetarët tanë të djathte ose të majte jetojnë ethet e tyre për pasuri nëpërmjet pushtetit, pa i lënë mundësinë njeriut të ri dhe ideator. Është provuar disa here nëpërmjet bashkëbisedimeve apo dhe nëpërmjet disa rrugëve të tjera, për t’u provuar edhe një here nacionalistet shqiptare për një pushtet të ri dhe mbase me dinjitoz nga këta që po jetojmë dhe kemi kaluar, jo për një eksperiment, por për një ndryshim në rrugën që enderrojne shqiptaret e mjere. Dikush ka kthyer xhaketën në të kundërt dhe bërtet liri-demokraci Çfarë po ndodh me ne!?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›