E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastërtia është problem qytetar, jo problem politik

Me pëlqyen diskutimet në lidhje me këtë teme që është një nga mijëra shqetësimet e qytetareve shqiptare por këtë shije ma prishi komentuesi, Justini, kur i futet politikes duke share socialistet e justifikuar pd-istët. Une mendoj se vetem në këtë pike pothuajse nuk hyjne fare qeveritë. Ato nuk mund të vendosin poshte çdo ballkoni nga një polic që të gjobisë qytetaret por këta të fundit duhet të ndërgjegjësohen vete në radhe të pare. Me ka bere përshtypje këta dy vjetet e fundit që kam pushuar në plazh në qytetin e Pogradecit. Dua të theksoj se njerëzit që frekuentojne plazhet tradicionale tashme kishin filluar të kishin si banore të tyre persona me nivel relativisht të ulet ekonomik në pamundësi për të frekuentuar plazhet e Vlorës, Sarandës apo Durrësit. Me nje fjale ky plazh mbushej me njerëz të ardhur nga zonat rurale të rrethit të Pogradecit, por edhe të rrethit të Korçës. Kam vene re së megjithëse bashkia ka vendosur kontejnerë pranë rrugës keta frekuentues pasi hanin shalqirin, kofshët e pulës e pijet freskuese edhe pasi largoheshin i linin ato në territorin e rërës dhe behej shkak që të mblidheshin insekte të ndryshme. Me shume frike, në një rast i tërhoqa vëmendjen një gruaje dhe ajo pasi me vështroi njëherë me inat, e gabimin e saj duke i mbuluar mbeturinat e kofshëve të pulës me rërë. Kur të gjithë plazhistet pothuajse ishin larguar, punëtoret e bashkise filluan me mjete primitive duke mbledhur ambalazhet e përhapura në sipërfaqen e rërës. Duke qene i indinjuar për veprimin e gruas, pak kohe me pare iu drejtova njërit prej punonjësve të bashkime duke i thënë: “Duhet i thoni Kryetarit të Bashkisë që kontejnerët e mbeturinave duhet t’i vendose edhe në sipërfaqen e rërës, sepse ne shqiptaret duke qene dembelë nuk mundemi t’i hedhim mbeturinat tek kontejnerët, të vendosur pas territorit që shtrihet rëra. E theksoj se shteti e ka të pamundur të parandaloje këtë fenomen por vete qytetaret mund të bëjnë një pune shume të mire në këtë drejtim duke ju bere një fare presioni me edukatën e tyre personave të pakulturuar dhe që edukata qytetare tek ata është shume larg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›