E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroritë e rretheve, firmosen 13 emërimet e reja

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi me propozim të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama emëron dhe transferon në 11 prokuroritë e rrethit, 13 prokurorë, gjashtë prej të cilëve emërohen në këtë detyrë me propozim të Këshillit të Prokurorëve.

Ndërkohë që deri dje kanë kryer punën e hetuesit pranë prokurorive të ndryshme. Kështu, në dekret të Topit, është emëruar prokuror edhe vëllai i ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, i cili deri dje kryente detyrën e hetuesit pranë Prokurorisë së Durrësit, ku edhe mori emërimin si prokuror.

Gjithashtu, në vendin e vetëm vakant në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me propozim të Ina Ramës, u dekretua me detyrën e prokurorit Besnik Muçi, i cili ishte proceduar me masë disiplinore nga ish-prokurori Theodhori Sollaku.

Më poshtë lexoni emërimet dhe transferimet e prokurorëve

1. Petrit QERIMI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, të transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

2. Fahri DANAJ, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Renda Tiranë.

3. Stiliano BANDILLI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

4. Sokol NISHANI, oficer i policisë gjyqësore Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

5. Deniona KATRO, oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

6. Vladimir MARA, oficer i policisë gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

7. Besnik MUÇI, ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, emërohet prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

8. Bledar MAKSUTI, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

9. Belina ZENELI, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

10. Abaz MUÇA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.

11. Hysni VATA, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

12. Platin ALIÇKA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

13. Rozeta QIRJAZI, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›