E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja punesim ne Maldive Qamil Xhani

Punesimi dhe arsimi jane dy nga fushat ky Shqiperia dhe Maldivet do te bashkepunojne intensivisht. Kjo gje eshte konfirmuar nga ministri i Jashtem i Maldiveve Ahmed Shaheed gjate takimeve te zhvilluara dje me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Vizita e kreut te diplomacise se Maldiveve ka sherbyer per te percaktuar dhe prioritetet kryesore te marredhenieve te ardhshme mes dy vendeve. Prioritete qe kane te bejne kryesisht me ate qe kerkojne me shume shqiptaret ne marreveshjet per punesimin.
Vleresimi
Rritja ekonomike dhe performanca financiare e Shqiperise eshte nje zhvillim qe ka terhequr vemendjen e nje sere vendesh. Ne takimin e zhvilluar dje mes kryeministri Sali Berisha dhe ministrit te Jashtem te Maldiveve Ahmed ky i fundit u shpreh se sukseset ekonomike te qeverise Berisha jane per tu marre shembull dhe nga vendet e tjera. Kreu i qeverise Sali Berisha ka vleresuar njohjen e pavaresise se Kosoves nga Maldivet. Duke informuar kryeministri Berisha Shaheed u shpreh se Maldivet do te punojne ne rajonin e Azise Jugore per njohje te metejshme te shtetit te Kosoves duke e pare ate ne kontekstin e ruajtjes dhe pavaresise se shteteve te vogla. Gjate takimit u diskutua dhe per shtimin e bashkepunimit mes dy vendeve. Kreu i diplomacise se Maldiveve Shaheed theksoi se qeveria e tij eshte e interesuar per forcimin dhe zgjerimin e bashkepunimit dypalesh. Ai ka theksuar se bashkepunimi ne fushen e turizmit dhe edukimit vecanerisht tek mundesite e studenteve te Maldiveve per te studiuar ne universitetet shqiptare.
Punesimi
Duke folur ne konferencen e perbashket per shtyp me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ministri Shaheed theksoi se shume shpejt do te firmosen marreveshje ne fushen ekonomike dhe ate te punesimit. Sot ne beme nje hap perpara ne drejtim te forcimit te bashkepunimit kulturor ne vecanti per arsimimin e studenteve nga Maldivet ne Shqiperi dhe mbi te gjitha per te krijuar mundesi punesimi per shqiptaret ne Maldive duke pasur parasysh qe ne importojme nje numer te madh profesionistesh qe punojne ne vendin tone tha Shaheed. Nga ana tjeter ministri Haxhinasto u shpreh se mes dy vendeve do te kete bashkepunime dhe ne kuadrin e organizatave nderkombetare si OKB OKI etj. Nje platforme e rendesishme e bashkepunimit me Republiken e Maldiveve eshte Konferenca Islamike ku kontributet tona ne kete konference theksojne vlerat universale te paqes te bashkejeteses te tolerances qe jane vlera universale dhe qe i sherbejne te gjithe njerezimit. Deshiroj ti jap fjalen kolegut Shaheed qe te thote ate qe deshiron per publikun shqiptar u shpreh Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›