Imami Nje qeveri e ligjshme nuk rrezohet me protesta
Situata politike ne vend protestat e paralajmeruara nga opozita reforma zgjedhore etj u shpjeguan nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne nje interviste dhene per televizionin ABC News. Kreu i dikasterit te mbrojtjes u shpreh se pergjegjese per mbajtjen peng te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian eshte lideri i opozites Edi Rama. Ndersa ne lidhje me protestat e opozites Imami u shpreh se kjo eshte nje perpjekje e deshtuar pasi nuk ka qeveri te ligjshme qe rrezohet me protesta.
Zoti Rama ne nje komunikim me median e ka cilesuar pergjigjen qe dha nje dite me pare kryeministri i vendit Sali Berisha dhe letren e zotit Patozi nje pergjigje te vjeter per nje oferte te re. Ndersa mazhoranca ka nje qendrim diametralisht te kundert e quan pergjigje per nje oferte te vjeter te PS-se.
Ne fakt nuk ka lajm. Nese do te marrim per lajm ate qe tha kryetari i PS-se qe do zgjedhje te reja te parakohshme dhe do te rrezoje qeverine kushdo e ka ditur kete gje qe ne shtatorin e kaluar gjithe pretendimi per transparence per nje hetim te plote te zgjedhjeve ne kundershtim me ligjin e vendit per shkak te dyshimeve personale apo te partise se tij ne fakt synonin mospranimin e zgjedhjeve qe do te thote zgjedhje te tjera dhe rrezim te qeverise. Pas nje viti dhe nje retorike te panevojshme zoti Rama dhe bashkepunetoret e tij po e riformulojne qarte per shqiptaret qe nuk kane kerkuar gje tjeter vecse te bejne zgjedhje te parakohshme dhe te mos pranojne zgjedhje te certifikuara nga OSBE/ODIHR-i Uashingtoni dhe nga Brukseli.
Megjithate ne ndryshim nga muajt e kaluar PS perdor edhe nje mjet tjeter. Zoti Rama deklaroi se ne muajin nentor shqiptareve u hiqen vizat por i hiqet viza qeverise. Duke presupozuar se shume elemente te rendesishem te integrimit te vendit ne rrugen drejt Bashkimit Evropian jane mbajtur peng per shkak te mospranise se opozites ne Parlament dhe nje jete te qete politike.
Ne te gjithe kete histori ka nje peng. Por barra e proves bie mbi zotin Rama. Ai duhet te shpjegoje nese ia vlen i gjithe ky mocion i tij a ja vlen i gjithe ky aksion i tij politik qe ne thelb do te pengoje integrimin e metejshem te Shqiperise per hir te dyshimeve te tij personale. A vlen qe qytetaret shqiptare te bejne kete sakrifice vetem e vetem sepse ai apo partia e tij ka disa dyshime dhe asnje prove lidhur me zgjedhjet. Kjo eshte pergjigja qe duhet ta japin ata. Nga ana tjeter une jam i sigurt qe parlamenti do te vazhdoje te punoje ashtu sikurse ka bere deri me sot. Nga ana tjeter qeveria po punon me te gjitha forcat dhe padyshim qe prioritet i prioriteteve eshte integrimi.
Ceshtja e integrimit kerkon nje vullnet te paster politik.
Absolutisht qe cdo gje kerkon vullnet politik. Kur flasim per Shqiperine e pare nga jashte d.m.th kur flasim per Shqiperine e pare nga Brukseli eshte e veshtire te ndash kush eshte ne pozite dhe kush eshte ne opozite. Prandaj ne republikat parlamentare roli i opozites eshte po aq i rendesishem sa edhe ai i mazhorances. Per kete arsye opozita duhet te kete te gjitha pergjegjesite e nevojshme qe vete sistemi i imponon gje qe Partia Socialiste nuk po e ben.
Duke pare fjalen e liderit te opozites kishte disa elemente shqetesues qe lidheshin me krimin ne Shqiperi qe u shpreh se nuk krahasohen as me periudhen e 97-tes ceshtje te korrupsionit mos zbardhje vrasjesh si te deputetit socialist Xhindi kryekomunarit Veseli duke e lidhur kete ngushtesisht me mosfunksionimin e vendit per shkak se nuk eshte bere transparenca e zgjedhjeve dhe se kjo qeverisje ka plackitur votat duke dashur te plackite Shqiperine. Si e komentoni ju kete.
Ka nje tregim Ismail Kadare ku njeri thote qe klima ne vendin tone ka ndryshuar pas fitores se Luftes se Dyte Boterore. Une e kam vene re qe gjithe deputetet socialiste kur diskutohet per klimen apo blegtorine do te thone qe kjo qeveri meqenese keto vota nuk ben transparencen keshtu do te shkoje edhe blegtoria edhe klima. Fakti eshte qe rreth strumbullarit te goditjes se qeverise per ta rrezuar ate perdoren keto elemente te tjere. Nderkohe qe po ti hyjme empirikisht fakteve Tirana eshte nje qytet me nivel te ulet kriminaliteti ne krahasim me kryeqytetet e tjera te Evropes. Ekonomia ne kete vend po shkon mire e plot shifra dhe fakte te tjera qe tregojne se vendi po ecen ne rrugen e duhur. E vetmja pengese eshte nje pengese artificiale politike. Veprimtaria e Partise Socialiste eshte pengese per integrimin e vendit.
Por pergjegjesine per performancen politike e ka ne radhe te pare mazhoranca qeverisese.
Sigurisht por jo per sjelljet e opozites. Nuk mundet mazhoranca qeverisese te udhezoje sjelljet e opozites. Nje opozite e pergjegjshme mban pergjegjesi per sjelljet e saj.
Pra mazhoranca i qendron deklarates se bere nje dite me pare. Jemi te gatshem te ngreme komisionin por jo me objekt te pakufizuar.
Sigurisht nuk mund te kete objekt te pakufizuar. Ideja e mos kufizimit eshte nje ide imanente ne te majten. Konstitucionalizmi ne thelb eshte limitim. Nuk ka hetim te pa limituar nga ligji nga rregullat nga Kushtetuta. Ne e kemi thene te bejme te gjithe transparencen e mundshme qe na e lejon ligji. Te shkojme deri aq sa na jep ligji dhe Kushtetuta. Arsye te vertet per nje ngritur nje komision parlamentar per zgjedhjet e 2009-tes nuk ka. Mund te kete nje komision parlamentar per reformen zgjedhore dhe problematikat qe kane qene anesore per ato zgjedhje per tu permiresuar me ligjin e ardhshem. Por te mos marresh pjese ne nje reforme qe do te permiresoje themelin e nje demokracie qe jane zgjedhjet dhe kjo per shkak te nje transparence apo dyshimeve qe ka zoti Rama eshte banale.
Mund ta vazhdoni tryezen e reformes pa opoziten
Reforma do te vazhdoje dhe reforma duhet te vazhdoje. Ne kuptimin qe te gjitha forcat politike te pergjegjshme qe jane ne Parlament kane detyrimin qe te pergatisin nje draft i cili te konsultohet edhe me ODIHR-in edhe me aktore te tjere te fushes. Mandej se cili do te jete qendrimi i metejshem i opozites dhe sesi do te vazhdohet me tutje eshte nje ceshtje qe mbetet per tu pare. Por ne nuk mund te leme qe te shkojme drejt nje drafti i cili te jete i konsultuar edhe sikur mos te permbaje te gjitha pikepamjet e opozites. Nuk mund ti shmanget Parlamenti shqiptar detyrimit per te rishikuar ato qe ka porositur raporti i ODIHR-it per zgjedhjet.
Opozita ka deklaruar se ne do te presim ne te kundert do te kalojme ne protesta.
Nuk ka qeveri te ligjshme qe rrezohet me protesta. Eshte perpjekje e deshtuar. Si deshtoi vjet do te deshtoje prape. Mos fus njerezit prape ne greve urie se eshte per te ardhur keq qe kolege njerez instrumentalizohen dhe perdoren ne kete forme.