Rama Protesta zgjedhje te parakohshme Qamil Xhani
Pas pergjigjes se Partise Demokratike per kerkesat e Partise Socialiste ne lidhje me transparencen opozita ka deklaruar se e vetmja zgjidhje mbetet nisja e protestave rrezimi i qeverise dhe zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme. Qendrimi me i fundit i opozites eshte mbajtur nga kryetari i PS-se Edi Rama ne nje komunikimin te zhvilluar dje me gazetaret. Shqiperia paguan nje cmim qe nuk e meriton per shkak te keqqeverisjes dhe ne do te ngrihemi ne nje vale te re protestash per ta larguar kete qeveri duke kerkuar zgjedhje te reja te parakohshme si e vetmja menyre per ti dhene nje pergjigje te gjitha problemeve qe sot jo vetem nuk zgjidhen por behen perdite e me te renda u shpreh kreu i PS-se. Duke shprehur zhgenjimin nga oferta e mazhorances per hetimin e zgjedhjeve kryetari i opozites ka theksuar se ne situaten e krijuar nuk ka me vend per diskutime te metejshme dhe se PS-ja nuk heq dore nga kerkesat e saj. Ai ka permendur gjithe problemet qe sipas tij ka vendi duke nisur nga korrupsioni krimi i organizuar dhe keqqeverisja. Ndersa e ka cilesuar si deshtim programin e qeverise per ekonomine Rama ka bere fakt te kryer dhe mos hapjen e negociatave per statusin e vendit kandidat. Shqiperise i refuzohet ajo qe ne fakt i duhej dhene kohe me pare shqiptareve por jo qe per faj te shqiptareve Shqiperia nuk e merr statusin e kandidatit. Evropa sot eshte ne prag te dy vendimeve jashtezakonisht te rendesishme per Shqiperine dhe shqiptaret tha dje Rama. Ai ka vleresuar heqjen e vizave ndersa ka theksuar se procesi i negociatave eshte nje ndeshkim per vet qeverine e kryeministrit Sali Berisha. Ne rast se njeri vendim rrezon murin e shemtuar te vizave dhe ju jep mundesine shqiptareve te levizin lirisht vendimi tjeter nuk hap porten e negociatave me Shqiperine per shkak te Sali Berishes. Pra Evropa ju heq vizat shqiptareve dhe i ve vizen qeverisjes se Shqiperise duke refuzuar te filloje negociatat per shkaqet e bera pjeserisht publike deri me tani dhe qe padyshim do te detajohen imtesisht dhe zyrtarisht nga BE u shpreh kreu i PS-se. Ai ka theksuar se i vetmi opsionin qe i mbetet opozites per te bere eshte nisja e protestave dhe me pas afrimi i zgjedhjeve te parakohshme. Rama u shpreh se krimi dhe korrupsioni i mbyllen Shqiperise deren e negociatave me Bashkimin Evropian duke ju referuar shkrimeve te bera nga mediat nderkombetare. Krimi dhe korrupsioni jane bere njesh me qeverine e dale nga votat e vjedhura te 28 qershorit. Per ta luftuar krimin dhe korrupsionin ne do te fillojme nga ndryshimi i qeverise do te kerkojme largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme ne menyre qe ti japim Shqiperise nje shans te ri tha ai. Kreu i PS-se ka shprehur bindjen se oferta e bere nga opozita nuk eshte lexuar nga mazhoranca. Sipas tij pergjigja ka qene e gatshme dhe ne te nuk ka pasur asnje reflektim nga ana e mazhoranes. Une bej apel qe oferta jone e re te lexohet dhe te pranohet sepse pasqyron vullnetin e Parlamentit Evropian ne funksion te zgjidhjes se krizes ne Shqiperi dhe reflekton domosdoshmerine per transparence permes kompromisit tha dje kreu i PS-se.