E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Brenda 18 muajve gati tuneli Tirane-Elbasan

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se brenda 18 muajve do te ndertoje tunelin Tirane-Elbasan. Para deputeteve Berisha tha se ne nentor do te hapet tenderi nderkombetar per tunelin Tirane-Elbasan i cili do te shkurtoje ne menyre thelbesore jo vetem distancen midis Tiranes dhe Elbasanit pasi faktikisht ato behen si dy qytete te lidhura me njeri-tjetren por distancen per te ardhur ne Tirane te te gjithe qytetareve nga rrethet e juglindjes dhe jugut pas ndertimit te Boshtit te Jugut. Tuneli do te ndertohet brenda 18 muajve nga data e firmosje se kontrates. Kontrata do te firmoset me kompanite me ata qe do te fitojne me kushtin e perfundimit te tij ne 18 muaj theksoi dje kryeministri duke shtuar se kjo veper madhore do te perfundoje brenda ketij mandati mundesisht brenda vitit 2012 ne menyre qe te mos marre ngjyra elektorale. Sipas kryeministrit kjo eshte nje veper fondamentale dhe nuk ka qellime elektorale por ka qellim ti kurseje mbi 1 milione shqiptareve kohe te jetes se tyre te cmuar ka qellim ti afroje ata me tregun me te madh te vendit qe eshte tregu i Tiranes si dhe ka qellim te coje Shqiperine drejt kompletimit jo vetem te korridorit te jugut por edhe te Korridorit 8 ne territorin e saj. Shkurton distancen nga Leskoviku Kolonja Korca Pogradeci Librazhdi Gramshi. Pra mendoj se ky tunel pas atij te Kalimashit eshte me fizibeli. Dhe pasi te kompletohet Korridori 8- te ky tunel merr rendesine me te madhe ne levizjet dhe rruget rajonale. Qytetaret e Elbasanit mezi po presin te shohin nje enderr shekullore te shnderruar ne realitet. Po keshtu dhe qytetaret e Korces Pogradecit Librazhdit Gramshit dhe shume shpejt te Skraparit Beratit Tepelenes Permetit Delvines e me radhe tha optimist kreu i qeverise. Berisha sqaroi gjithashtu se projekti eshte gati dhe se eshte i shkelqyer i realizuar me financime te Komisionit Evropian. Ai sqaroi se qeveria ne kuadrin e perparesive e vecoi kete si perparesine me absolute ndaj dhe tenderi do te shpallet brenda ketij muaji qe te mos humbet kohe. Tenderi do te jete nderkombetar. Ne ndertimin e ketij tuneli do te pranohen kompanite me serioze te botes pasi dua tju them se gjeologjia e tij nuk eshte tamam ajo qe do te donim por eshte plotesisht e perballueshme nga kompani te medha me ekspertize te madhe ne ndertimin e tuneleve ne mbare boten vijoi Berisha. Kryeministri shprehu bindjen se kjo do te ngjalle interes te madh tek ndertuesit me te medhenj te botes edhe per faktin se perben segmentin me nevralgjik i Korridorit 8-te. Duke shtuar se vendimi i qeverise shqiptare per te ndertuar kete tunel eshte pritur me entuziazem te madh ne rajon dhe me gjere sepse dihet qe ky tunel eshte jetik per Korridorin 8- te. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›