Marreveshje bashkepunimi midis policise shqiptare dhe asaj greke

Policite shqiptare dhe greke arriten ne Gjirokaster nje marreveshje per te thelluar bashkepunimin ne luften ndaj narkotikeve. Drejtori Policise se Qarkut Gjirokaster Emri Vata dhe Drejtori i Policise se Janines Vasilis Theoharis kane diskutuar ne krye te dy grupeve policore bashkepunimin konkret. Burimet zyrtare policore pohuan se strukturat policore do te korrdinojne bashkarisht veprimet kunder trafikut te narkotikeve. Gjate bisedimeve eshte rene dakort qe Shefi i Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster te jete pike kontakti me Shefin e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Janines me qellim kryerjen e veprimeve te perbashketa ne rastet e goditjes se trafikut te lendeve narkotike ne kufirin jeshil apo pikat e kalimit qofte ne token shqiptare apo ne ate greke . Sipas burimeve zyrtare ky informacion dhe bashkepunim do te shtrihet akoma me tej per te goditur jo vetem transportuesit e lendes narkotike por edhe pronaret qe e kane kultivuar dhe pritesit e lendeve narkotike apo te gjithe personat e perfshire ne trafik. Po keshtu policite e rajoneve nderkufitare kane rene dakort qe te bashkepunojne ngushetsisht edhe ne pikat e kalimit kufitar. Ne piken e kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije ne palen Shqiptare eshte rene dakort te kete edhe punonjes te policise kufitare te Janines me qellim qe ata shtetas qe nuk plotesojne kriteret per te levizur me pasaporte biometrike ne hapesiren Shengen te kthehen qe ne Kakavije ne token shqiptare. Edhe ne piken e kalimit kufitar Kakavije ne palen Greke do te kete punonjes policie te policise kufitare shqiptare te Kakavijes . Marreveshja e policive te Gjirokastres dhe Janines konkretizon nje marreveshje kuader te nenshkruar midis dy drejtoreve te pergjithshem te policise Shqiptare dhe asaj Greke pak kohe me are. Marreveshja synonte goditjen pa kompromis ne te dyja anet e kufirit te grupeve kriminale qe ushtrojne veprimtari kriminale ne fusha te trafikut te droges dhe qenieve njerezore apo trafikut te mjeteve motorrike. Marreveshja lehtesonte gjithashtu procedurat dhe shmangte radhet e gjata ne pikat e kalimit ne raste fluksi te emigranteve shqiptare.