Tahiri: Serbia të zbatojë marrëveshjet prej 20 nëntorit
PRISHTINE - Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri deklaroi se 20 nëntori është dita e fundit kur Beogradi duhet të nisë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Deklarata e Tahirit u bë gjatë një takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. Tahiri dhe Lauka diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe vlerësuan raportet e shkëlqyera Kosovë-Shqipëri.
Ambasadori Lauka theksoi se qeveria shqiptare mbështet plotësisht dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhohet që marrëveshjet të zbatohen në praktikë. Sipas tij, bashkëpunimi rajonal duhet të kontribuojë në integrimin e Ballkanit në Europë.
(er.nu/BalkanWeb)