E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Google Music Store” prezantohet gjatë kësaj jave

SHBA - Mediat në SHBA bëjnë të ditur se shërbimi më i ri i Google, “Google Music Store”, pritet të prezantohet gjatë kësaj jave.

Dyshimet lidhen me faktin se Google ka dërguar ftesa për një ceremoni të rëndësishme që do të zhvillohet më 16 nëntor, për të cilën është thënë vetëm se evenimenti lidhet me muzikën.

Për shërbimin “Google Music Store” është folur për një kohë të gjatë, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende asnjë detaj për mënyrën se si do të funksionojë shërbimi i ri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›