BB Ekonomia ballkanike varet nga zhvillimet ne Eurozone
Banka Boterore beri te ditur se vendet Europes Juglindore pritet te kene nje rritje te ngadalte ekonomike per kete vit dhe 2012. Banka publikoi sot te parin raport 6-mujor per Eurpoen juglindore ku theksoi se ky rajon ka nevoje per politika stabiliteti dhe rritje afatgjate. Ne zonen e Europes Juglindore Banka Boterore perfshin Shqiperine Bosnjen Kosoven Maqedonine Malin e Zi dhe Serbine. Raporti thote se rritja e ekonomive te tyre rrezikohet nga nje ngadalesim i metejshem i ekonomise globale. Trazirat e eurozones lekunden edhe ekonomite e ketyre 6 vendeve dhe integrimi me i thelle i tyre ne BE mbetet ne nje perspektive afatgjate - thuhet ne raport.
Perfaqesues te BB pohuan se rritja ekonomike e Shqiperise per sivjet mund te jete 3 per qind ose me pak ndersa vitin tjeter parashikohet akoma me e ulet rreth 2 per qind. I gjithe rajoni mund te kete nje rritje modeste 2-25 per qind nese kriza e eurozones do te zgjidhet ne menyre te rregullt por nese jo atehere do te jete shume me e ulet. Eksperti i Bankes Boterore ne Tirane Erjon Luci tha se ne rajon dhe ne Shqiperi politikat fiskale kane pak hapesire qe te nxitin ekonomine. Ai komentoi edhe rreth konstatimit se Shqiperia e ka borxhin e jashtem shume te vogel dhe borxhin e brendshem publik shume te madh.
Borxhi i jashtem i ulet eshte nje gje e mire perballe rreziqeve aktuale. Ndikimi nga nderprerja e financimeve te huaja nuk eshte aq negativ per Shqiperine sic do te ishte rasti i vendeve si Serbia dhe Kroacia qe kane linja kredie te medha nga vende te tjera ne kete cast si ky kur normat e interesit rriten dhe rrjedhja e kredise zvogelohet. Megjithate ajo cka provuar Europa eshte qe borxhi privat me borxhin publik ne pergjithesi mund te konvergohen shume shpejt ne nje cast krize. Pra borxhi i madh publik mund te mbetet perseri potencialisht nje pike e dobet per tu permiresuar - tha zoti Luci.
Banka Boterore rekomandoi uljen e shpenzimeve buxhetore dhe reforma te thella strukturore qe rritin investimet dhe prodhimin. Raporti thote se nje pjese e madhe e papunesise ne rajon eshte afatgjate dhe shumica e te papuneve jane gra dhe te rinj. Analisti ekonomik i gazetes Shqip Gjergj Erebara thote se institucionet nderkombetare nuk japin me rekomandime te forta kategorike si deri 4 vjet me pare per zgjidhjen e krizave nuk po ndiqen parime te ftohta madhore por po studiohet cdo detaj hap pas hapi sipas situates ekonomike. Sipas tij problem kryesor mbetet ulja e borxhit.
Shqetesimi i pare dhe i fundit per ekonomine shqiptare lidhet me nivelin e borxhit publik i cili eshte aktualisht sa 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Nuk do te ndodhe ndonje katastrofe per shkak te nivelit te borxhit publik por problemi eshte qe interesat e ketij borxhi jane shume te larta dhe bllokojne zhvillimin ekonomik. Kur e gjithe vlera e shtuar e Shqiperise gjate nje viti dhe ekonomia rritet me 2 per qind ne harxhojme 3 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto per interesat e borxhit publik do te thote se kemi dale me humbje 1 per qind te Prodhimit te Bredshem Bruto. Problemi i pare dhe i fundit eshte borxhi publik i cili duhet te ulet - tha ai.
Banka Boterore thote se rajoni i Ballkanit mund te preket nga pasigurite e zgjatura rreth krizes se eurozones ne fushat e tregtise investimeve te huaja bankat e huaja dhe pagat e emigranteve. Bardh Sejdarasi analisti i organizates Biznes Albania thote se tani qe eurozona eshte ne krize vendet e europes juglindore me mbi 60 milione kliente duhet te shtojne tregtine midis tyre dhe per kete qeveria duhet te pershtate ligjet per nje klime me te mire ne shkembimet tregtare me rajonin. Nga ana tjeter thote zoti sejdarasi investimet e huaja po bien per shkak te krizes por Shqiperia ka potenciale te medha me investime vendase qe duhet ti shfrytezoje me mire.
Investimet e huaja po bien per aresyen e krizes por tani duhet te nxitet investimi vendas. Privati shqiptar ka kapacitete ende te pashfrytezuara dhe kombinuar me investimet e huaja do te ndikojne ne rritjen ekonomike te Shqiperise. Ky eshte nje celes i mire qe qeveria shqiptare duhet te identifikoje. Pervec investimeve te huaja qe jane ne proces apo qe mund te vijne edhe investimet vendase kane potenciale shume te medha. Ne ishim vendi i pare ne rajon per rritje te depozitave ne banka. Kjo duhet te shfrytezohet me mire nga bankat per te kredituar me shume rritjen ekonomike. Bizneset vendase ne kushte aktuale i ka frenuar me shume psikologjia e krizes. Ato kane nevoje nga qeveria nje klime me te favorshme per investime ne menyre qe investimet te kryhen me parate e vete shqiptareve - tha ai.
Tregtia me Bashkimin Evropian ze pothuajse gjysmen e prodhimit te brendshem te vendeve te Europes Juglindore. Eksportet-importet jane permiresuar me be ndersa parate e emigranteve kane rene per Kosoven Shqiperine Bosnjen dhe Serbine. Bankat e huaja zene 89 per qind te sistemit bankar ne rajon. Bankat duken te qendrueshme dhe me likuiditet te larte por rreziqet e kredise po zmadhohen per shkak te zhvillimet negative ne BE - thote raporti i Bankes Boterore-se.