E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes urdheroi hipotekimin e 420 pallateve pa leje shfrytezimi

Mbi 3 mije familje kryeqytetase ne 420 pallate pritet te marrin hipotekat e vonuara te banesave brenda vitit pas kapercimit qe bashkia e Tiranes u beri procedurave formale mbi lejet e shfrytezimit te objekteve. Nga burime zyrtare behet e ditur se bashkia i ka kerkuar Zyres se Regjistrimit te Pasurive qe te regjistrojne objektet pa leje shfrytezimi ne fakt nje hap ky tashme i kryer sepse ne pallatet me shkelje te lejeve te ndertimit jetojne prej shume vitesh me mijera familje.

Kjo eshte faza e dyte e planit te bashkise per te legalizuar mijera banesa  ne 420 pallate me shkelje te ndryshme ne projekt pa leje shfrytezimi dhe me taksa te papaguara me qellim qe te lehtesohet jetesa e qytetareve ne to. Faza e pare u mbyll me hipotekimin e 124 banesave me parregullsi te vogla. Shume familje banojne ne pallate te reja prej vitesh por nuk mund te marrin certifikaten e pronesise per nje mori pengesash burokratike te ligjit qe eshte anashkaluar nga ndertuesit. Bashkia ka marre persiper qe brenda 30 ditesh te pajise me leje shfrytezimi ato ndertime qe kane bere kerkese dhe te dergoje per hipotekim edhe te gjitha ato pallate per te cilat pronaret e firmave nuk kane kerkuar leje shfrytezimi.

Urdheri i ri i bashkise se Tiranes eshte rezultat i marreveshjes qe ajo nenshkroi disa jave me pare me ministrine e drejtesise dhe ate te ndertimit per te zgjidhur ceshtjen e pallateve pa hipoteka ku banoret blene hyrje me cmime te konsiderueshme. Shoqata e ndertuesve e mirepriti nismen e qeverise dhe te bashkise per lehtesimin e procedurave ne hipotekimin e vonuar te qindra banesave. Ndertuesit pohojne se jane te gatshem te bashkepunojne per te kapercyer kete situate te veshtire me shkelje ligjore nga nje ane dhe me nevojen per te leshuar tapite e shtepive te reja ne anen tjeter.

Sipas te dhenash jo te plota nga qeveria dhe ndertuesit vetem ne kryeqytet jane rreth se 500 pallate te pahipotekuara dhe mijera apartamente pa certifikata pronesie. Analistet besojne se ky proces hipotekimi do te shtoje transparencen dhe do te ule mundesite e korruptimit te zyrtareve. Shume ndertues moren leje ndertimi por ngrinin me shume kate duke shelur projektin dhe duke e bere te pamundur marrjen e lejes se shfrytezimit. Keto hipotekime pritet te hedhin ne treg mijera apartamente qe llogariten ne rreth 800 milione euro. Hipotekimi masiv i tanishem shihet nga studiuesit si nje hap pozitiv i ngjashem njekohesisht me amnistine dhe moratoriumet per te vene rregull ne fushen e ndertimeve ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›