Marrëveshje kundër korrupsionit KLSH-Prokurori

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e vlerësoi marrëveshjen e arritur.
"Nënshkrimi i saj demonstron vullnetin e mirë të përbashkët të dy institucioneve për të kryer sa më mirë funksionet që ligji na ngarkon", tha ajo. Zonja Rama sqaroi se KLSH ka kompetencën të bëjë audit në të gjithë administratën shtetërore lidhur me respektimin dhe mënyrën sesi ekzekutohen dhe zbatohen fondet buxhetore, ndërsa prokuroria kompetencën dhe detyrën kushtetuese që të ushtrojë ndjekjen penale në rastet e abuzimit të zyrtarëve. “Kemi të bëjmë me një institucion që mund të furnizojë në mënyrë të kënaqshme me problematika tepër sensitive dhe serioze Prokurorinë për të ushtruar me pas ndjekjen penale në rastet kur do të konkludojmë se kemi elemente të tillë”, tha ajo.
Kreu i KLSH-se, Bujar Leskaj, theksoi se kjo marrëveshje vjen jo vetëm si shprehje e vullnetit të mirë të përbashkët për të shtuar përpjekjet për luftën kundër korrupsionit, por dhe si përmbushje e detyrimeve kushtetuese që dy institucionet kanë. Për Leskajn, marrëveshja vjen edhe si përmbushje e një standardi ndërkombëtar që kërkon nga institucionet supreme të auditit të bashkëpunojnë me organet kompetente në fushën e luftës kundër korrupsionit. /Start/
2012-06-28 11:12