E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier vritet me arme gjahu 49 vjecari

Goditet për vdekje me armë gjahu një 49 vjeçar nga fshati Cakran i rrethit të Fierit. Gramoz Memaj ka humbur jetën nga plagët e marra në pjesën e barkut teksa po i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së enjtes ne fshatin Gorishovë në lagjen Bregas të këtij fshati. Autori i vrasjes është arrestuar pak orë më vonë nga policia e Fierit . Ai është Besim Fejzaj 50 vjec nga fshati Gogrishie. Sipas policisë vrasja është kryer për motive të dobëta ndërsa autori ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se ka goditur me çifte duke menduar se një kafshe grabitqare i ishte afruar banesës së tij. 49 vjeçari Memaj është goditur me çifte në afërsi të banesës së Besim Fejzajt. Mësohet se viktima i ka telefonuar të birit duke i treguar mbi ngjarjen dhe pasi ka ecur pak metra më tej ka humbur ndjenjat. Pak minuta më vonë djali i viktimes së bashku me të afërm të tjerë e kanë gjetur në anë të një rruge në lagjen bregas të fshatit Gorishovë dhe e kanë dërguar fillimisht në qendrën sheëndësorë të Cakranit e më pas drejt spitalit të Fierit. Mjekët e spitalit rajonal të Fierit kanë nisur menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale për ti shpëtuar jetën por ka qenë e pamundur. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe banorë të fshatit Gorishovë. Motivi sipas policisë është banal. Banorët e fshatit Gorishovë ndërkohë flasin për një flirt mes gruas se Fejzajt dhe viktimës gjë që çoi në vrasjen e këtij të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›