E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton referendumin, AKIP: Farsë, duan ta përplasin me zgjedhjet

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot me shumicë votash praninim e kërkesës së Shoqërisë Civile për mbajtjen e referendumit për ligjin e importit të mbetjeve në vendin tonë.

Në një mbledhje që zgjati gati 3 orë me dyer të hapura KQZ konkludoi se nuk ka arsye për të rrëzuar kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve, AKIP, duke hapur kështu rrugën që dokumenti t’i kalojë për shqyrtim me datën 3 Janar 2013 Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë seancës së sotme kreu i AKIP Lavdosh Ferruni tha se ekzistojnë 50 mijë firma të rregullta që të mos pengohet mbajtja e referendumit.

‘Sot jemi këtu me bindjen se do të merret në kondideratë kërkesa jonë, e bërë më 13 Mars në kohen e duhur, e çertifikuar nga ju, e mbyllur në kuti me kod në momentin e paraqitjessipas ligjit. Kjo shtyrje që u bë për 15 ditë nuk është normale për një institucion serioz si ky. Kërkojmë që të ndiqet linja e djeshme ku shpreh qartë se ne i kemi 50 mijë firmat që kërkon Kushtetuta. Keqardhjen tonë se është manipuluar me firmat falco, do t’ju ftoja të merrni atë që tha eksperti në grupin tuajKjo është një manipulim që i bëhet publikut. Edhe në ekspertizë mund të jenë të falsifikuara, vetëm 14% thonë se janë nga e njëta dorë23.3% plus shifres që kërkon Gjykata Kushteuese. Në këto firma janë edhe qindra e mijëra të tjera që i kanë vënë vizë atyre të pavlefshme. Vullneti aty është mbi 70 mijë padyshimNëse ju keni një dyshim mund të vini dhe në zyrat tona të shihni karta dhe firma që si paraqitem se i konsideruam si jo të rregullta. Votimi me konsensus këtë nisëm referendareShqipëria ka nevojë për një gjë të tillë sot’- tha Ferruni.

Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Arben Ristani u përgjigj se deklaratat për firmat falce janë keqinterpretuar. “Ne kemi qënë shumë korrekt në atë që kemi thënë, kemi thënë 70% të kampionit që çuan për verifikim. Sështë e pranueshme që procese të tilla të thuhet e njohim si ndodhin në Shqipëri, s’na takon ‘he me se kështu ndodh në Shqipëri’. Këtu ka një parregullsi dhe se kaluam pa e vënë re”- tha Ristani.

Por një tjetër përfaqësues i Shoqerisë Civile tha se shpreson që vendimi i KQZ-së të mos ketë kalaur në zyra të tjera pasi sipas tij publiku e ka humbur besimin në këtë institucion.

‘Shpresoj të mos jeni konsultuar në zyra të tjerati qëndroni fjalës suaj, dhe thatë se 50 mijë firma janë dhe t’i hapet rruga që ky ligj t’i nënshtrohet referendumit popullor. Koha uroj tju ketë shërbyer për mirë dhe jo për keq që e keni bërë gjatë drejtimit të këtij instituconi’.

Anëtar i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti tha se procesi ka dy parregullsi që sipas tij s’mund të kalojnë pa u shqyrtuar dhe hetuar.

‘S’kam gjë me referendumin, rregullat duhet zbatuar dhe sa më mirë nga të gjithë ne. Ta kalojmë shkarazi s’është e drejtë. Problemi i parë në relacionin e KQZ nuk gjen të thuhet asgjë lidhur me zbatimin e pikës 4 të udhëzuesit që shoqeron vendimin e KQZ, 22 dhjetorit 2011, i cili vendoste dy rregulla shumë të rëndishme se si nismëtarët duhet të plotësonin formularin. Unë kërkoj që hetimi dhe verifikimi në këtë pikë të vazhdojë. Në sa raste sështë zbatuar pika e katërt e plotësimit? Kërkesa e dytë, po nga materiali, u tha që nga 3798 formularë të përpunuar, me sy të lirë ishin vënë re se ka firma të falsifikuara ishin veçuar disa prej tyre. Ekspertiza tha se nga këto formularë, nga polcia shkencore, tha se 70% ka pariregullsi dhe shkelje’- tha ai.

Pasi KQZ e hodhi në votim kërkesat e zotit Kosovrasti ata u rrëzuan me unanimitet të anëtarëve të komisionit pasi nuk qëndron dyshimi për ekzistencën e 50 mijë firmave.

Anëtari tjetër i KQZ-së Pandeli Varfi tha se numri i gabimeve se kalon numrin e firmave të rregullta duke bërë apel për pranim të kërkesës.

‘S’them se i ka plotësuar në mënyrë të shkëlqyer kërkesat ligjore por i ka plotësuar.Ligji s’na lë shteg që përballë të metave më të pakta se numri që kërkon ligji për vazhdimin e kërkesës për referendumin. Për efekte studimi mund ti bëjmë por jo të vendimit. I vlerësoj… ta pranojmë kërkesën dhe t’ia përcjellim Gjykatës Kushteuese për gjykim’- tha Varfi.

Por zoti Kosovrasti edhe pse nuk u bashku me vendimin e KQZ për të rrëzuar kërkesat e tij shtoi një të tretë, verifikimin e nenit 129 lidhur me procesin e referendumit çka sërish nuk shërbeu që t’i pritet rruga e kalimit të kërkesës në këtë institucion.

Ndërkaq menjëherë pas dhënies së verdiktit të KQZ përfaqësues të AKIP e cilësuan vendimin e sotëm një farsë që përpiqet të lërë kërkesën në sirtar deri në vitin 2013.

‘Këtë vendim që populli ka të drejtë për referendum ta fusë në sirtar dhe ta nxjerrë në vitin 2013 dhe më pas të thotë se nuk bëhet i mundur pasi janë zgjedhjet’- tha Ferruni.

Një ditë më parë KQZ shtyu mbledhjen mes debateve dhe për dokumentat dhe kërkesën që i është bërë policisë. Dje zoti Ristani deklaroi se institucioni që ai drejton dyshon se rreth 9 mijë firma janë të rreme ndaj janë dërguar për verifikim.

Ndërkohë pak ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tha dyshon se disa nga 65 mijë firmat për referendumin e mbetjeve janë hedhur nga i njëjti person, duke hedhur kështu akuza publike për falsifikimin e procesit për shpalljen e referendunmit kundër importit të mbeturinave.

Kështu e shpjegoi vonesën KQZ për të dhënë një përgjigje ndaj kërkesës së mijërave qytetarëve shqiptare lidhur me referendumin e mbetjeve, një ditë pas deklaratëve kritike të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, të bëra gjatë shpalljes së nismës nismës Vepro Tani.

Përse është penguar deri tani që të realizohet referendumi? Përse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është i detyruar që të veprojë brenda një afati kohor të caktuar mbi kërkesën për referendum të mbështetur prej 50 mijë firmëtarësh, minon edhe njëherë besimin e publikut me aftësinë e tij për të vepruar me paanësinë e interesit të gjithë qytetarëve?- tha dje ambasadori Arvizu.

Ndërkohë anëtarët e koalicionit të organizatatave që kundërshtojnë importin e mbeturinave i janë drejtuar për ndihmë Avokatit të Popullit. Ata kanë hedhur dyshime se dyshime se akuzat për falsifikimin e firmave të peticionit për mbajtjen e referendumit janë përpjekje për të fituar kohë nga ana e qeverisë. Ata pohuan se ndërkohë, janë ndërtuar pranë qyteteve me impakt doganor dhe afer rrugëve, impiante riciklimi, që sipas tyre nuk do të përpunojnë mbeturinat e qyteteve por mbeturinat e importit.

Më datën 19 Qershor, Aleanca Kundër Importimit të Mbetjeve dorëzoi në KQZ kërkesën për referendum me firmat e 65 mijë qytetarëve shqiptar, në mënyrë që populli të japë verdiktin nëse e aprovon apo jo ligjin e importit të mbetjeve.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›