Marrëveshje mes feve dhe qeverisë, lejohen vajzat me shami në shkolla
Qeveria premton për një kthim të shpejtë të pronave për fetë. Forcohet pavarësia e shtetit nga feja si dhe mbrojtja e bashkëjetesës
Erald Kapri
Qeveria ka nënshkruar tri marrëveshje me tri komunitete shqiptare në vend, me atë mysliman, ortodoks dhe bektashi. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve ka qenë rregullimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare mbi bazën e parimeve kushtetuese që garantojnë lirinë e shfaqjes dhe të ushtrimit fetar. Në një nga pikat e marrëveshjes përcaktohet në mënyrë taksative “garantimi i lirisë së individit për të zgjedhur ose ndryshuar fenë, si dhe për ta shfaqur atë individualisht ose kolektivisht në institucionet fetare ose jashtë saj”. Kjo do të thotë që në çdo institucion shtetëror, si administratë, shkollë apo biznes privat, askush nuk do të pengohet që të shfaqë pa problem nëpërmjet çfarëdolloj forme se cilit besim i përket. Sipas marrëveshjeve të hartuara, komunitete fetare do të kenë përparësi në kthimin apo kompensimin e pronave. Njëkohësisht ato do të trajtohen të gjitha njësoj, pavarësisht se kush komunitet është më i madhi në vend. Hartimi i këtyre marrëveshjeve ka qenë një detyrim kushtetues që rrjedh nga pika 5 e nenit 10 të Kushtetutës. Marrëveshjet janë hartuar edhe në bashkëpunim me komunitetet përkatëse fetare. Kryeministri Berisha ngriti pak kohë më parë një grup pune, i cili hartoi edhe marrëveshjet përkatëse.
Objektivat
Marrëveshjet me komunitetet fetare kanë disa objektiva kryesore. Marrëveshjet garantojnë lirinë fetare si dhe sanksionojnë paprekshmërinë e institucionit të kultit. Njëkohësisht shteti shqiptar do të garantojë bashkëjetesën fetare. Në nenin 4 të këtyre marrëveshjeve është parashikuar fusha e zbatimit të tyre, duke përcaktuar organet dhe institucionet shtetërore mbi të cilat këto marrëveshje shtrijnë efektin e tyre. Në nenin 5 janë parashikuar parime të përgjithshme për garancinë që jep shteti për mbrojtjen e bashkëjetesës fetare, të drejtën e komuniteteve për t’u organizuar duke respektuar të drejtën e laicitetit. Në nenin 6 janë parashikuar marrëdhëniet e specifikuara mes shtetit dhe institucioneve fetare. Në nenin numër 7 është parashikuar e drejta e shtetit shqiptar për të njohur këto komunitete fetare si dhe të drejtën e tyre për të krijuar struktura me karakter fetar dhe jofetar. Marrëveshja ka parashikuar edhe mënyrën e fitimit të personalitetit juridik të Komuniteteve Fetare në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin e organizmave jofitimprurës. Marrëveshja ka përcaktuar edhe mënyrën e organizimit të brendshëm të komuniteteve fetare.
Liritë
Komunitetet fetare do të ketë liri për të ushtruar aktivitetin e tyre shpirtëror duke pasur të drejtë të ngrenë institucione arsimore në përputhje me ligjin. Në nenin numër 20 është sanksionuar liria e shprehjes dhe e drejta e informimit si dhe janë përcaktuar rëndësitë e objekteve të kultit si dhe mundësitë e ndërhyrjeve në to. Njëkohësisht janë parashikuar edhe format për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shtetit dhe feve. Në hartimin e marrëveshjeve ministritë kanë dhënë edhe mendimet e tyre ligjore. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar që problemi i pronave të zgjidhet si imediat dhe prioritar për komunitetet fetare, gjë që është pranuar në marrëveshje. Po kështu janë reflektuar në këto marrëveshje edhe mendimet e Ministrisë së Integrimit për trajtimin e barabartë mes komuniteteve fetare në Shqipëri.
9 Prill 2008