E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, raund i tretë pranimesh me A-3

29/09/2009  Pas fazës së dytë të regjistrimeve kuotat bosh do të plotësohen me një rishpërndarje të re

Mbyllja e fazës së dytë të regjistrimeve në universitete nuk do t’i japë fund përzgjedhjes së kandidatëve që do të ulen në auditorë me nisjen e vitit të ri akademik pas dy javësh. Më datën 5 tetor pritet që të zbardhen të plota listat e të regjistruarve përfundimtarë në të 215 programet e studimeve të larta në fakultetet publike të vendit. Njëkohësisht në këto lista do të evidentohen edhe vendet e mbetura të parealizuara për shkak të mosregjistrimit të kandidatit fitues në fazën e dytë. Procedura e plotësimit të këtyre vendeve do të jetë e ndryshme nga ajo e dy fazave më parë, pasi nuk do të ketë më lëvizje të preferencave nga më e ulëta në më të lartë, e as zbritje të vijës së fituesve. Kjo fazë do të shoqërohet me një rishpërndarje të re kuotash, që do të ndahen në bazë të universiteteve dhe vendeve të mbetura të paplotësuara. Për këtë janë udhëzuar të gjitha institucionet e arsimit të latë se duhet të dorëzojnë pranë APRIAL-it listat e kandidatëve të regjistruar më datën 5 tetor 2009.

Pranimi

MASH ka përcaktuar edhe kriteret që do të ndiqen për pranimet e fazës së tretë. Kështu, të drejtën e plotësimit të formularit të ri të preferencave A-3 do ta kenë vetëm kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi të lartë. Këta fitues menjëherë pas plotësimit të formularit A-3, ku do të renditen vetëm degët e fakulteteve që kanë kuota bosh, do të kalojnë në sistemin e përzgjedhjes sipas numrit të kuotave në APRIAL, që në bazë të pikëve do të bëjë renditjen e re të fituesve, për të cilët do të hapet një fazë e veçantë regjistrimi në sekretaritë e fakulteteve publike.

Penalizimi

Edhe një herë tjetër ekspertët e Ministrisë së Arsimit kanë deklaruar se kandidatët që nuk do të regjistrohen në fazën e dytë do të humbasin përfundimisht të drejtën e studimeve. Sipas udhëzimit, të gjitha universitetet duke filluar nga data 26 shtator deri më 3 tetor do të mbajnë hapur sekretaritë e fakulteteve për regjistrimin e fituesve. Ritheksohet se kandidatët që nuk bëjnë regjistrimin përfundimtar brenda datave të përcaktuara në udhëzimin e regjistrimeve, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit. Për regjistrimin përfundimtar kandidati duhet të paraqitet vetë pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë një dosje individuale me dokumentet origjinale.

Pas përfundimit të regjistrimeve paraprake Ministria e Arsimit kujton se kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht dhe do të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatëve që çregjistrohen do t’u kthehet dosja individuale me dokumentet e tyre.

Penalizimi

“Ritheksohet se kandidatët që nuk bëjnë regjistrimin përfundimtar brenda datave të përcaktuara në udhëzimin e regjistrimeve, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit.

Fituesit e rinj

Kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht dhe do të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues.

Dosja

Kandidatët që edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen. Gjithashtu udhëzimi i regjistrimeve përcakton se kandidatëve që çregjistrohen do t’u kthehet dosja individuale me dokumentet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›