Djegia e mbeturinave ndot Beratin
29/09/2009 Re tymi nga fshati Orizaj, iu vu flaka grumbujve me plehra në mesnatë
Dyshohet që autorët të jenë romë, ankohen banorët e zonës
BERAT- Prej dy ditësh periferia e qytetit të Beratit është mbuluar nga një re tymi e zezë, e cila vjen nga fusha e fshatit Orizaj, në hyrje të qytetit të Beratit, ku firma e pastrimit të qytetit grumbullon mbeturinat e qytetit. Janë pikërisht këto mbeturina, të cilave iu është vënë zjarri dhe me autobote me ujë, firma “Infinit Konstruksion” është vënë në aksion për eliminim të flakëve dhe tymit. Banorët e fshatit Orizaj dhe qytetarë të Beratit që janë në periferi, drejtues të subjekteve private që ndodhen në këtë zonë, kanë vënë alarmin, ndërsa janë drejtuar në bashki dhe Drejtorinë rajonale të Mjedisit për të bërë ankesë për ndotjen e madhe që i ka izoluar. Sipas L.K, që ruan mbeturinat në këtë zonë rreth 1 ha tokë, bëhet e ditur se zjarri është vënë pas mesnate, ndërsa dyshohet se janë banorë të komunitetit rom të fshatit Moravë, të cilët për të zbuluar materialet prej metalesh që ata i përdorin për t’i shitur, djegin mbeturinat për t’i mbledhur më lehtë ato. Por ndotja e krijuar ka vënë në alarm dhe drejtuesit e firmës “Infinit Konstruksion”, të cilët kanë marrë masa për shuarjen me ujë dhe mbulim me dhe të mbeturinave që lëshojnë tym me copa të zeza në ajër dhe shkaktojnë erë të rëndë. Sipas inxhinierit të kësaj firme, Haki Daco, bëhet e ditur se djegia e mbeturinave është problem i vjetër, por është e dyta herë këtë vit që zjarri ka përfshirë hapësira të mëdha të tyre duke bërë që të digjen, dyshekë, goma makine, plastikë në sasi të shumtë, gjë e cila ka krijuar një gjendje jo normale tek banorët e zonës dhe qytetarët e Beratit. Sipas tij, nga firma është denoncuar në Policinë Bashkiake dhe policinë e shtetit një firmë tjetër në qytetin e Beratit, e cila merret me grumbullimin dhe seleksionimin e mbeturinave, të cilat i shet në shtete evropiane për prodhim të energjisë elektrike. Ndërkohë duhet të ketë dhe më tepër sensibilizim tek komuniteti rom për të faktuar rrezikshmërinë që vjen si pasojë e djegies së mbeturinave. Shqetësim për këtë ndotje masive ka ngritur dhe drejtoria e shkollës jopublike Irfan Ngjeqari, godina e së cilës ndodhet shumë afër zonës së mbeturinave. S. Gorica