E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për kualifikimin e ushtarakëve të FA-së në SHBA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka nënshkruar sot një marrëveshje për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të FA në SHBA.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qënë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksander Arvizu i cili theksoi se kjo marrëveshje është një mundësi unike, pasi vihet në zbatim për herë të parë.

Nga ana e saj ministrja Kodheli e çmoi se shumë të rëndësishëm arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura.

Ajo theksoi se institucioni që ajo drejton do të jetë i angazhuar për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Sipas saj, përgatitja e kandidatëve shqiptarë do të jetë sipas standardeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›