E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si në filma/ Anëtarët e një familje të zakonshme akuzohen për 30 vrasje

Një familje në Rusi, në dukje normale, kishte ngritur një perandori terrori, duke bërë të paktën 30 vrasje dhe me dhjetëra grabitje.

Ish- edukatorja e kopshtit, Inessa Tarverdiyeva, 46 vjeç dhe burri i saj i dytë, Roman Podkopaev, 35 vjeç, një dentist i kualifikuar, u përfshinë në një seri vrasjesh të dhunshme.

Bashkëpunëtore e tyre ishte edhe Viktoria Tarverdiyeva, 25 vjeç, vajza e Inessa-s nga martesa e parë. Madje edhe vajza 13 vjeçare, Anastasiya mori pjesë aktivisht në krimet që u kryen në rajonin Rostov.

Roman Podkopaev vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, kur anëtarët e familjes u arrestuan më në fund.

Viktoria mbeti e plagosur rëndë.

Gjashtë policë ishin mes viktimave të familjes, që mendohet se e nisën serinë e krimeve gjashtë vjet më parë.

Duke folur përpara policëve, Inessa tha se vrasjet dhe grabitjet ishin të përditshme, njësoj sikur të shkonin normalisht në punë.

Jam gangstere nga natyra, tha ajo.

Vrasjet ishin një mënyrë për të fituar para, theksoi ajo, duke demonstruar përpara policisë se si e përdorte armën për të vrarë viktimat.

Policia tha se ajo dukej si një grua e zakonshme.

Në një prej vrasjeve, në vitin 2009, ata masakruan një ushtar, gruan e tij, djalin e tyre Sasha, 7 vjeç, me një armë gjysmë- automatike, kurse vajzën e tyre, Veronika, 11 vjeç, e masakruan me thikë 37 herë.

Ata grabitën prej tyre një laptop, një tharëse flokësh dhe një kamera, me vlerë mbi 1 mijë euro.

Nuk i vrava unë fëmijët. I qëlloi burri im, tha Inessa.

Në një rast tjetër ata vranë me torturë dy adoleshente, duke u nxjerrë sytë nga vendi.

Familja përdorte udhëtimet e pushimit si një pretekst për të kryer vrasjet.

Policia mendon se ata ndihmoheshin nga dikush brenda në polici, ndaj kanë arrestuar motrën e Podkopaev, të quajtur po ashtu Anastasiya, dhe të shoqin e saj, Sergei, që punonte si polic trafiku.

Në shtëpinë e tyre u gjet një arsenal me 20 armë zjarri, përfshi armë automatike, granata, shotgun, silenciatorë dhe municion. Po ashtu u gjetën gjëra të vjedhura nga viktimat e tyre./ep

Inessa Tarverdiyeva

Inessa Tarverdiyeva

Roman Podkopayev

Roman Podkopayev

Viktoria Tarverdiyeva

1

2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›