E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës kontrolle të shumta, 6 të arrestuar

Policia e Tiranës, brenda 24 orëve të fundit kanë bërë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në kushtet e flagrancës të 6 persona, nga të cilët një për armëmbajtje pa leje dhe 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale si dhunë në ambjentet familjare, plagosje, vjedhje në bashkëpunim etj.

Në një deklaratë për shtyp, policia e kryeqytetit thekson se janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë 131 persona, janë kontrolluar 276 persona, 230 automjete të ndryshme për dokumentacion të rregullt apo xhama të errta.

Po ashtu janë vendosuar 660 masa administrative për mos zbatim të sinjalistikës rrugore, parkim të gabuar, ecje tej normave të lejuara etj shkelje të Kodit Rrugor.

Theksojmë se strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, do të vazhdojën të punojnë më tej për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, me synim parandalimin, evidentimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të autorëve të veprave penale, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e Prokurorisë si dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit përfundon deklarata e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›