E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani:Jo transferim të gjytarëve pa vlerësim profesional

Nuk do të ketë asnjë transferim të gjytarëve pa bërë më parë vlerësimin profesional të tyre. Kështu është shprehur në fjalën e tij, Presidenti i Republikës Bujar Nishani në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku ishtë i pranishëm edhe ministri i ri i drejtësisë Nasip Naço.

“KLD ka vendosur se nuk do të ketë transferim gjyqtarësh pa bërë më parë vlerësimin profesional të tyre. KLD me vullnetin e hekurt për të promovuar gjyqtarët më të mirë në pak se një vit kohe zgjidhi ngërçin e vlerësimit të gjytarëve të trashëguar gjatë viteve.  Çdo tranferim është bërë duke u vlerësuar profesionalisht shumë mirë.  KLD ka vetëm një pakt atë të respektimit të ligjit dhe duke mos bërë kompromis me askënd dhe nën kurrizin e askujt” u shpreh Nishani.

Gjithashtu, kryetari i KLD-së vlerësoi edhe punën e bërë nga ky institucion sezonin e kaluar duke theksuar se një prej prioriteteve të tij do të jetë mbrojtja e gjytarëve nga ndërhyrjet dhe presionet.

“KLD në rolin e tij si instrument kryesor për organizimin, kontrollin dhe garantimin e gjykatave të shkallës së parë ka rritur prekshëm performancën e vet. I përkushtuar në përmbushjen e detyrave funksionale KLD bën transparencë të plotë në bashkëpunim edhe me ekspetizën  ndërkombëtare duke vepruar si një organ i pavarur dhe profesional ka arritur të adoptojë praktikat më të mira që në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrisin respektin e gjyqtarëve dhe besimin ndaj publikut. KLD gjatë këtij vitit ka shqyrtuar 12 raste të procedimeve dispolinore të cilat kanë çuar në shkarkimin e 2 gjyqtarëve. KLD-ja do të bëjë gjithçka që gjyqtarët të rrisin besimin e publikut  përmes vendimarrjeve të tyre transparente dhe profesionale ka shtuar Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›