Marrëveshje sekrete, Fabregas te Barcelona

Barcelona dhe Arsenal kanë arritur marrëveshjen për transferimin në Spanjë të mesfushorit Cesc Fabregas.
Lajmin e bën të ditur gazeta “Mundo Deportivo”, sipas të cilës ekziston një pakt sekret mes dy klubeve, të cilit i mungojnë vetëm disa detaje të vogla.
Operacioni pritet t’u kushtojë katalanasve rreth 45 milionë euro. Njoftimi për transferimin e Fabregas mund të bëhet në fundjavë.