E Diel, 1 Nëntor 2026

Të enjten, takim kokë më kokë Venger-Fabregas

Arsenal

Të enjten mund të vendoset. Në fakt është programuar takimi i shumëpritur kokë më kokë mes Arsen Venger dhe Sesk Fabregas, i cili do të kërkojë zyrtarisht shitjen te Barcelona. Të dy nuk janë takuar ende, që pas përfundimit të sezonit, dhe do ta bëjnë me rastin e fotos së skuadrës, programuar pikërisht për të enjten në “Emirates”. Pozicionet janë të qarta: mesfushori spanjoll dëshiron Barcelonën, dhe reagimet pas letrës së shkruar për Vengerin, pret të lihet i lirë nga Arsenali, i cili për momentin nuk duket i gatshëm që ta pranojë një gjë të tillë. Fabregas e konsideron të përfunduar aventurën e tij në Londër dhe, për respekt të tifozëve të “Gunners”, do të kërkojë të shitet, sepse nuk ndihet më kapiten.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›