E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo-Realit: Dua Ashli Kol nga Çelsi

Mbrojtës

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, pritet t’u kërkojë sot drejtuesve të Realit të Madridit t’i mundësojnë afrimin në skuadër të Ashli Kol. Gjithsesi, tekniku i çelsit, Karlo Ançeloti, ka deklaruar tanimë se Kol nuk është në shitje. Por Murinjo duket se është i bindur në nevojën për të marrë shërbimin e 29-vjeçarit, ndaj do të tentojë të gjejë një mënyrë për ta bërë të vetin. Përveç ofertës në para, mendohet se mund të kalohet edhe në shkëmbim lojtarësh, teksa përmendet emri i Rafael van der Vart. Sulmuesi holandez pëlqehet prej kohësh nga trajneri aktual i çelsit, i cili ka dashur ta afrojë lojtarin që nga koha kur drejtonte Milanin në Serinë A italiane.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›