E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho do të qëndrojë tek Milan

është mbajtur ditën e djeshme takimi mes administratorit të Milan, Adriano Galliani dhe menaxherit të lojtarit Ronaldinho, Roberto de Assis, që është njëkohësisht dhe vëllai i futbollistit.

Takimi kokë më kokë ka përfunduar me një sqarim të fatit të fenomenit brazilian, i cili do të qëndrojë tek klubi kuqezi deri në fund të kontratës, që skadon më 30 qershor 2011.

Synimi i administratorëve të Milan dhe ai i menaxherit është nisja e përgatitjes fizike të fantazistit brazilian dhe nisja e bisedimeve për një rinovim eventual të kontratës disa muaj më vonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›