Mançini: Gati një ofertë për Torresin
Man. Siti
Tekniku i Mançester Sitit, Roberto Mançini, deklaron se është i gatshëm të nisë përpjekjet për të afruar në skuadër yllin e Liverpulit, Fernando Torres. “Torres është një nga sulmuesit më të mirë në Europë dhe tanimë luan në Premier League prej tre vitesh. Varet gjithçka nga situata e tij, çmimi dhe fakti nëse do që të vijë”, theksoi Mançini. Ai zbuloi se janë dy-tre sulmues të cilët mund të vihen nën shënjestër dhe secili prej tyre është shumë i mirë. Mësohet se këta emra janë Edin Xheko që luan me Volfsburgun dhe Mario Baloteli që luan për Interin. Gjithsesi Torres do të ishte një objektiv shumë i pëlqyer për Sitin, i cili po synon përforcimin në maksimum në prag të sezonit të ri.
#