E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulimi i regjimit të vizave, një dënim kolektiv për qytetarët e Ballkanit Perëndimor?

13-09-2013 / Gazeta 55

Dilema pas çeljes së rrugës për anulimin e përkohshëm të regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. Europeistët në Bruksel druajnë se masa është një dënim kolektiv dhe rrezikon të shtojë euroskeptikët në rajon

Parlamenti Europian miratoi propozimin, që në BE të vendoset mekanizmi për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza. Opinionet e parlamentarëve evropianë janë të ndryshme. Pas dy vjet e gjysmë negociatash brenda BE parlamenti Evropian mori dje propozimin që në BE- të vendoset mekanizmin për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për vendet e treta, për të cilat ka dëshmi se shpërdorojnë lirinë e udhëtimit. Fluksi i madh i të ashtuquajturve "azil-kërkues të rremë" nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një arsye, pse disa vende anëtare të BE kanë këmbëngulur që ky mekanizëm të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa një numër i deputetëve të Parlamentit Evropian shohin në kthimin e përkohshëm të vizave vetëm një mënyrë për të mbrojtur qytetarët dhe regjimin e vizave të BE, ka edhe prej atyre, që e shohin atë si një “dënim kolektiv të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor", të instrumentalizuar politikisht.
Deputetët e Parlamentit Evropian, kanë qëndrime shumë të ndryshme. Ata të bllokut të djathtë konservator të partive popullore e mbështesin propozimin si një mënyrë për forcimin e sistemit të Shengenit dhe sigurisë së qytetarëve të BE. Socialdemokratët, liberalët dhe të Gjelbrit janë kritikë. Raportusja e PE për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin ajo e karakterizoi si „të keq për të gjithë BE dhe fqinjët e tij“. “Ekziston një rrezik i madh, që këtë mekanizëm të mund ta shfrytëzojnë qeveritë e disa vendeve si mjet për të marrë mbështetje politike kundër të ardhurve nga vendet fqinje. Këtu mendoj në radhë të parë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, për të cilët liberalizimi i vizave ka qenë një hap historik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Me këtë ne rrezikojmë jo vetëm politikën e vizave, por edhe politikën ndaj fqinjëve.
Të dhënat e fundit të Frontex-it dëshmojnë se numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE po zvogëlohet. Ndërkohë në Bruksel mund të dëgjosh mendimin se qeveritë e këtyre vendeve janë duke bërë gjithçka për të penguar abuzimin e udhëtimit pa viza dhe se është në dorë të vendeve të zonës Shengen që ta reformojnë politikën e azilimit, të shkurtojnë procedurat dhe me këtë të mënyrë të evitojnë të gjithë ato, që në „kërkesën për azilimin“ shohin mundësinë për përfitime materiale. Pezullimi i regjimit pa viza fillimisht do të zgjaste gjashtë muaj dhe më vonë të pasohet nga një vlerësim i ri i situatës

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›