Ekspozita “Ngjyra kufijsh”, promovim turizmi në pellgun Adriatik

"Ngjyra kufijsh” është titulli i ekspozitës e cila ka qëndruar e hapur per publikun shqiptar prej disa ditësh. Qëllimi e kësaj ekspozite, ishte për te promovuar qëllimin e qëndrueshëm të turizmit, pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar të vendeve të pellgut Adriatik. Në këtë eveniment, kanë marrë pjesë emra të njohur të pikturës malazeze me punimet e tyre të shumllojshme të cilat kanë qëndruar ne Muzeun Historik Kombëtar prej disa javësh. Njëri prej piktorëve, Nikolla Gvozdenoviqit ishte i pranishëm në diten përmbyllëse të kësaj ekspozite.
Te pranishëm ne këtë ekspozite ishin Ministri i Kulturës Aldo Bumçi dhe kryetari i njësisë Bashkiake nr 8 Arben Tafaj, të cilët vlerësuan ketë ekspozitë, duke u shprehur se ky është fillimi i nje bashkepunimi artistik mes Shqipërisë dhe vendeve Europiane .
Ekspozita “Ngjyra dhe kufij” ka qëndruar e hapur per te gjithe artëdashesit e pikturës kryeqytetase që nga data 24 gusht ne Muzeun Kombëtar dhe kjo është vetëm një nga katër ekspozitat e çelura njëkohesisht në Greqi, Mal të Zi dhe Itali.