E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Marrëveshjet duhet të implementohen sa më shpejtë'

Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur sot ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në bisedimet teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper.

Në takim është diskutuar për implementimin e marrëveshjeve të arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë gjatë procesit të bisedimeve teknike në Bruksel.

Kryeministri Thaçi theksoi se këto marrëveshje duhet të implementohen edhe nga ana e Serbisë, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve dhe në dobi të forcimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper theksoi se marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen sa më shpejtë, në mënyrë që të ecet përpara në proces.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›