E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del ne treg albumi i kengetares Anna Wilson Countrypolitan duets

Albumi i ri i artistes Anna Wilson permban nderthurjen e elementeve te muzikes xhaz dhe pop me muziken kantri. Albumi i titulluar Countrypolitan Duets permban bashkepunime me emra shume te njohur te muzikes kantri.

Ana Wilson shfrytezon te ashtuquajturen periudha Contrypolitan me ndihmen e yjeve te muzikes kantri te tanishem dhe te kaluar dhe te dy yjeve te muzikes moderne xhaz. Ajo i jep nje perpunim te mire kenges Walkin After Midnight bashke me treshen Lady Antebellum fituese e cmimit Grammy. Anna shpjegon se muzika e quajtur Countrypolitan i ka rrenjet ne Tingujt e Nashvilit nje stil i cili u shfaq se pari ne vitet 1950 nga artiste si Jim Rivs Patci Klajn dhe Edi Arnold.

Anna nuk eshte e panjohur ne Nashville ajo ka shkruar kenge per Riba Mekentajer Bruks amp Dan dhe Li En Uomak. Por ajo thote se xhazi ka qene dashuria e saj e pare perpara se ajo te niste te punonte dhe te merrej me muziken kantri.

Nga Duetet Countrypolitane  po degjojme Anna Wilson dhe Matt Giraurd ne kengen e Edi Arnoldit You dont know me. Ne kete album ka dhe bashkepunime te tjera me yje te muzikes kantri si Kith Urban Billi Dien Kani Smith dhe Keni Roxhers sikurse dhe me Rik Braun e Lerri Karlton.

Anna thote se nje nga kenaqesite me te medha te ketij albumi ishte bashkepunimi me Rej Prajs ne kengen You are the best thing ever happened to me.

shte nje kenge qe permban te gjithe konceptet e albumit. shte nje kenge klasike kantri e realizuar nga kengetari legjendar Rej Prajs.  Dhe ta sillje me tonalitete xhaz dhe nje fryme bashkekohore kete kenge ishte nder arritjet e albumit.

Anna kreu debutimin e pare ne Grand Oll Opri nentorin e kaluar ku ishin pjesmarres dhe kengetare te tjere si Kani Smith e Billi Dien.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›